iNSmart Code

Si të realizojmë një Infographic

Është e thjeshtë:
Informacioni + grafik = infographic.


Ato mund të përdoren për të gjitha llojet e gjërave, nga përmbajtja e blogut në raportet vjetore deri tek prezantimet. Pa dyshim një mënyrë më të mirë për të treguar historinë tuaj.
Infografic bën pikërisht atë që tregon emri i tyre, ato ju japin me shumë të dhëna, të gjitha të realizuara në një dizajn grafik. Pyetja është si të bëni ndryshime në web që të dalloni nga konkurrentët tuaj?


Infographics me SEO në mendje

Infografic ju lehtëson punën tuaj vizuale për tu kuptuar më shpejt dhe për të patur me shumë impakt tek lexuesit. Rrjedhimisht, me anë të Inforgraphic ju lejoni që Google dhe motorët e kërkimit të gjejnë dhe kuptojnë përmbajtjen tuaj në një mënyrë të lehtë.
Një infografic, për syrin e pa trajnuar, mund të duket si një përmbledhje grafikash, tabelash dhe statistikash, por ajo që bën një infographic është mënyrë shumë e mirë për të treguar histori.

Çelësi për një infographic të mirë është përdorimi i të dhënave të kuptueshme, të fokusuara dhe të besueshme. Para se të shkruani ose të dizenjoni, së pari duhet të njihni audiencën tuaj. Kur krijoni një infographic mos përfshini fakte vetëm për të rritur numrin e fjalëve tuaja. Sigurohuni që të dhënat dhe faktet të kenë një qëllim. Përdorni statistika, fakte dhe shprehje të autorizuara.

Kur krijoni një infographic, ka gjëra të caktuara që mund të bëni për të ndihmuar lexuesit të kuptojnë qëllimin e saj:

1.Filloni me një audiencë në mendje.
2. Strukturoni i informacionin tuaj.
3. Paraqitni të dhënat në infographic tuaj.
4. Përdorni pamjet e duhura për të dhënat tuaja.
5. Mos harroni ta shpërndani në rrjetet sociale.

Shpërndarja e punës tuaj në rrjetet sociale do të ndikojë:

Pasi ju keni informacionin e organizuar mund ta ndani me njekësit tuaj. Pra, hapi juaj i ardhshëm duhet të jetë të vendosni se si t’i paraqisni këto të dhëna vizualisht. Kur krijoni një infographic ju duhet të mendoni për fontet, ngjyrat, që të realizoni qëllimet tuaja.