Pop-up Image

Join our Mailing List

Sign up to receive our email updates

[contact-form-7 404 "Not Found"]
Title Image

Shërbimet

Ne gjithmonë bëjmë më shumë se sa kërkohet nga ju

Zhvillim Software

– Përvoja e iNSmart Code në  zhvillim e programve për biznese të vogla, të mesme, të mëdha na mundëson të japim zgjidhje të ndryshme për të garantuar menaxhimin e proceseve të biznesit tuaj në mënyrë dinamike.

– Pavarësisht nëse jeni një startup ose një biznes i konsoliduar, ne jemi të gatshëm t’ju ndihmojmë në çdo fazë të ciklit të zhvillimit të software-it; nga planifikimi, konceptimi, projektimi, implementimi dhe kujdesin për Software-in nga ekspertët/ inxhinierët tanë.

– Ne kemi ndihmuar që zgjidhje të ndryshme të implementohen në mënyrën e duhur duke i ndihmuar klientët tanë të fitojnë siguri të plotë si karakteristikë e domosdoshme në proçesin e zgjidhjes së problemeve.

– Ne i fillojmë projektet tona me fazën e kërkimit, analizimin e kërkesave të biznesit tuaj duke ju ofruar një sistem të organizuar të përdorimit të teknologjisë dhe paketën e plotë të konsulencës nga ekspertët tanë.

 Zhvillimi i aplikacioneve mobile

– Grupi i programuesve tanë ka krijuar njohuri të thella në aplikacione mobile për të plotësuar në mënyre efektive kërkesat e klienteve nga një spektër i gjerë biznesesh. Ne kemi realizuar një numër të madh aplikacionesh mobile për kompani të madhësive të ndryshme, duke respektuar kohët e zhvillimit dhe me standarde të larta.

– Proçesi për zhvillimin e kodit:


  • Krijimi i konceptit të aplikacionit – Krijimi i një ndërfaqeje të përshtatshme për të plotësuar kërkesat e përdoruesit
  • Zhvillimi – Aplikacioni do të zhvillohet duke ndjekur standartet dhe modelet e dizanjit më të fundit.
  • Testimi & Implementimi – Testimi i aplikacionit në platforma të shumta për tësiguruar se funksionon në mënyrë të përkryer në të gjitha pajisjet e telefonisë celulare.
  • Mbështetja teknike – Kujdesi për mirëmbajtjen e software-it tuaj në zhvillimet e mëtejshme të aplikacionit

 Zhvillimi i aplikacioneve Web

– Zhvilluesit tanë janë të mirë kualifikuar për të ofruar shërbime moderne të zhvillimit të web-it. Ne ofrojme shërbime të zhvillimit në fusha të ndryshme si e-Commerce, e-Learning, Entertainment etj.

– Duke përdorur teknologjitë e fundit, të tilla si Laravel, AngularJS dhe Node.JS, ne zhvillojmë dhe dizenjojmë aplikacione për të përmbushur kërkesat komplekse të përdoruesve dhe biznesit.

– Aplikacionet tona CMS ju lejojnë të menaxhoni plotësisht përmbajtjen në shumë gjuhë të ndryshme.

 Konsulenca IT

– Ne ju ofrojmë zhvillim dhe konsulencë të vazhdueshme Software. Shërbimet tona të konsulencës do ju ndihmojnë për një prezantim dinjitoz ne tregun dixhital te biznesit tuaj. Konsulenca do të mundësohet nga specialistë që njohin mirë tendencat më të reja në fushën e teknologjisë duke u ofruar përdoruesve një ekpseriencë unike.

– Prioritetet tona në IT do të fokusohen në realizimin e kërkesave të përdoruesve tuaj për të qenë user-friendly, duke ju ndihmuar në krijimin e avantazheve konkurruese për biznesin tuaj.

Shërbimet SEO

– Optimizim dhe indeksim në motorët e kërkimit: Ne do të mundësojmë që Google, Yahoo apo Bing të gjejnë, të njohin dhe indeksojnë faqen tuaj.

– Proceset dhe shërbimet:

Përkufizimi i numrit të keywordeve

Analizimi i keywordeve

Rekomandimet për Meta tag

Rekomandimet për contentin (për përmbajtjen)

Konfigurimi I Google Analytics

Konfigurimi i Google Webmaster Tool

Filet KML

Auditimi i plotë i faqes

Citation

Trakimi në kohë reale i keywordeve duke përdorur teknologjitë më të fundit SEO

– Nëse po kërkoni një ekip të specializuar dhe të apasionuar pas shërbimeve SEO, për të arritur rënditje të larta në motorët e kërkimit jeni në faqen e duhur.

 Branding

– Ne ofrojmë dizenjime të cilat mundësojnë paraqitjen e informacionit në mënyrën më optimale duke siguar të merrni një faqe që duket moderne, elegante dhe e lehtë për tu lexuar.

– Përqëndrimi maksimal nga stafi ynë për krijimin e markave sa më krijuese dhe inovative, duke sjellë dizenjime të cilat përfaqësojnë më së miri identitetin e biznesit tuaj.

– Ne mund të ndihmojnë për krijimin e markës suaj, si dhe për rifreskimin e identitetit aktual te biznesit tuaj për të qenë sa më aktual me trendet e kohës dhe mbi të gjtha për të patur një avantazh konkurrues online.

Shërbimet kreative

Strategji

Zhvillimi i Markës

Dizanji i logos

Identiteti i Korporatës

Materialet e Marketingut

Social Kit

Letër zyrtare & Zarf

Kartëvizitë

Eksperienca e përdoruesit

  • Arkitektura e Informacionit – Planifikimi i hierarkisë, etiketimi dhe organizimi i përmbajtjes është kritike për navigim dhe përdorshmëri të qartë.
  • Wireframes – Përvoja e përgjithshme dhe ndërfaqja e faqes së internetit dhe aplikacioneve mobile fillon me një plan strategjik të paraqitjes vizuale.
  • Strategjia e Përmbajtjes – Një strategji e mirë për përmbajtjejen duke siguruar informacion të dobishëm arrin të ndërtojë lidhje më të mira me përdoruesin duke rritur emrin markën tuaj në një burim të besueshëm.
  • Analitikë – Partnerët tanë strategjikë ofrojnë njohuri të pabesueshme në arritjen dhe suksesin e fushatave të marketingut për t’u dhënë klientëve besimin që ata kanë nevojë për të ecur përpara me një strategji të veçantë.

– Hapat tona të para në procesin e zhvillimit të një produkti është Dizenjimi UX/UI vetë intuitive. Me ne ju merrni dizajnet më të mahnitshme që paraqesin përmbajtjen në mënyrën më intuitive dhe më të dobishme, duke ofruar ndërfaqe funksionale, intuitive dhe të dizajnuara bukur si dhe bashkëveprime, përmes aplikacioneve celulare vendase dhe web-it.

Shërbimet Tona

Zhvillime Software të Personalizuar 0

Zhvillimi i aplikacioneve mobile 0

Zhvillimi i aplikacioneve Web 0

Konsulenca IT 0

Shërbimet SEO 0

Branding 0