iNSmart Code

Pajisjet Smart Home

Sa inteligjente është shtëpia juaj?


Siç kemi thënë në blogun e mëparshëm “Internet of Things” është koncepti i lidhjes së çdo pajisjeje në Internet. Po sikur të gjitha pajisjet në jetën tuaj të mund të lidheshin me internetin? Imagjinoni nëse këto pajisje mund të komunikojnë me njëra tjetrën, apo t’ju dërgojnë informacione dhe të marrin komandat tuaja?

Kjo nuk është e rrallë në ditët e sotme.
Ekziston një shumëllojshmëri e gjerë e pajisjeve smart home që shkojnë përtej kamerave të sigurimit apo ndriçimit. Pjesa më e madhe e produkteve të automatizimit në shtëpi kanë një aplikacion që përputhet me shumicën e smartphone, tabletave ose kompjuterave, për t’ju lejuar të kontrolloni gjërat në shtëpi.

Pajisjet Smart Home ofrojnë lehtësi dhe siguri dhe mund t’ju ndihmojnë të kurseni para në faturat e energjisë. Por pyetja është, a janë të sigurt?

Ju duhet të bëni supozimin se çdo gjë që është e lidhur në internet mund të bie pre e sulmuesve të rrjetit. Nëse një pajisje ka një mikrofon si pjesë përbërëse mund të sulmohet privatësia.Për shembull, Amazon, Google dhe Apple kanë krijuar aplikacione dhe pajisje të dizajnuara për t’u dhënë përdoruesve një “Smart Home” por ato gjithashtu kanë shkaktuar shqetësime për sigurinë. Këto produkte u mundësojnë përdoruesve të mbyllin dyert e tyre me shtypjen e një butoni, të dëgjojnë këngën që dëshirojnë apo edhe të kontrollojnë sistemin e tyre të ngrohjes. Një shqetësim tjetër lidhet me pajisjet që komandohen me zë meqënëse janë “gjithnjë duke dëgjuar”, dhe mund të shfrytëzohen lehtësisht. Me zhvillimin e kësaj teknologjie ka mjaft çështje të privatësisë që duhen të merren në konsideratë.

Në mënyrë që të përfitoni sa më shumë nga automatizimi i shtëpisë, keni nevojë për të kontrolluar teknologjinë Smart Home.

Disa pajisje Smart Home:

1. Kamera monitorimi

Sistemi Arlo Pro i Netgear për kamera të jashtme siguron cilësi të shkëlqyeshme të videos, lehtësinë e përdorimit dhe karakteristika të panumërta, duke përfshirë bateritë e ringarkueshme dhe aftësinë e saj për të punuar me pajisje të tjera Smart.

2. Logitech Harmony Elite

Njësia e kushtueshme lidhet me qendrën Harmony Home për të kontrolluar pajisjet e tjera Bluetooth, Wi-Fi, Zigbee, Z-Wave ose infra të kuqe në shtëpinë tuaj.