iNSmart Code

Nvidia lançoi 3 karta grafike të reja


Pas shumë spekulimesh, NVIDIA ka lançuar tri versione të reja të kartave grafike.

Gjatë një eventi në Livestream para Gamescom 2018, drejtori i NVIDIA Jensen Huang njoftoi serinë e re të RTX dhe gjeneratën 2000 të kartave, duke detajuar RTX 2070, RTX 2080 dhe RTX 2080 Ti.

Kartat, dy prej të cilave janë të disponueshme për shitje në faqen e internetit të NVIDIA, janë të dizajnuara për të siguruar paraqitje më të mirë të hijeve dhe ndriçimit, dhe pritet të jenë një përmirësim nga brezi i mëparshëm i kartave – si zakonisht.

Jensen theksoi teknologjinë ‘rreze gjurmimi’ brenda kartave të reja, të cilat NVIDIA thotë se do të japin efekte më të shpejta dhe më të mira ndriçimi në lojëra dhe render.

‘Rreze gjurmimi’ është diçka që NVIDIA thotë se ka punuar për 10 vjet. Është një proces që simulon dritën në kohë reale, gjë që supozohet të rezultojë në reflektime, reflektime reale dhe ndriçime më të sakta. Në teori, ajo dërgon grafikat e kompjuterave shumë përpara.

Më poshtë gjeni fotot, specifikimet si dhe çmimet e tyre

RTX 2070 është karta e parë dhe më e lirë në serinë 2000.

RTX 2070 do të ketë 8 GB GDDR6 dhe një Boost Clock prej 1,710 MHz. Çmimi është 599 dollarë.

RTX 2080 është karta e mesme, dhe është në dispozicion për shitje.

RTX 2080 do të ketë 8 GB GDDR6 dhe një Boost Clock prej 1,800 MHz. Çmimi është 799 dollarë.

RTX 2080 Ti është karta kryesore, dhe ka specifikime më të mira.

RTX 2080 Ti do të ketë 11 GB GDDR6, dhe një Boost Clock prej 1,635 MHz. Çmimi është 1,199 dollarë.