Pop-up Image

Join our Mailing List

Sign up to receive our email updates

[contact-form-7 404 "Not Found"]

iNSmart Code

NE jemi një kompani programimi e specializuar në zhvillimin e shërbimeve me bazë web. Shërbimet tona përfshijnë ndërtim faqesh interneti, web design, SEO dhe strategji marketingu, konsulencë, optimizim në Google etj. Ekipi ynë ka eksperiencën dhe njohuritë e duhura për të përmbushur nevojat tuaja. Ne kemi aftësinë për të kombinuar funksionalitete të ndryshme që do t’ju ndihmojnë të menaxhoni lehtësisht reklamimin e biznesit tuaj në botën dixhitale.

PЁRSE TЁ NA
ZGJIDHNI

Ne ndërtojmë një të ardhme më inteligjente për ju

Ne ndihmojmë startup-et dhe bizneset që krijojnë produkte të suksesshme dhe të shkallëzuara

Ne jemi një kompani zhvillimi software që krijojm diçka inteligjente, inovative dhe të re

NA KONTAKTONI!

WEBSITE RESPONSIVE
PЁR TЁ GJITHA PAJISJET

01 Ndërtim dhe Zhvillim Software

Pavarësisht nëse jeni një startup ose një biznes i konsoliduar, ne jemi të gatshëm t’ju ndihmojmë në çdo fazë të ciklit të zhvillimit të software; nga planifikimi, konceptimi, projektimi, implementimi dhe kujdesi për Software-in nga ekspertët/inxhinierët tanë.

02 Shërbime SEO & Suport

Optimizim dhe indeksim në motorët e kërkimit: Nëse po kërkoni një ekip të specializuar dhe të apasionuar pas shërbimeve SEO, për të arritur renditje të larta në motorët e kërkimit jeni në faqen e duhur.

03 Zhvillim Aplikacionesh Mobile

Grupi i programuesve tanë ka krijuar njohuri të thella në aplikacione mobile për të plotësuar në mënyre efektive kërkesat e klienteve nga një spektër i gjerë biznesesh.

04 Shërbime Konsulence IT

Ne ju ofrojmë zhvillim dhe konsulencë të vazhdueshme Software. Shërbimet tona të konsulencës do ju ndihmojnë për një prezantim dinjitoz ne tregun dixhital te biznesit tuaj. Konsulenca do të mundësohet nga specialistë që njohin mirë tendencat më të reja në fushën e teknologjisë.

05 Zhvillim Aplikacionesh Web

Zhvilluesit tanë janë të mirë kualifikuar për të ofruar shërbime moderne të zhvillimit të web-it. Ne ofrojme shërbime të zhvillimit në fusha të ndryshme si e-Commerce, e-Learning, Entertainment etj.

06 Branding

Ne ofrojmë dizenjime të cilat mundësojnë paraqitjen e informacionit në mënyrën më optimale duke siguar të merrni një faqe që duket moderne, elegante dhe e lehtë për tu lexuar. Përqëndrimi maksimal nga stafi ynë për krijimin e markave sa më krijuese dhe inovative, duke sjellë dizenjime të cilat përfaqësojnë më së miri identitetin e biznesit tuaj.

BASHKЁPUNIM

Ne duam të krijojmë një zgjidhje së bashku, sepse jemi një ekip i përbërë nga anëtarë që janë të pasionuar dhe në përputhje me përsosmërinë në atë që bëjmë. iNSmart Code është një kompani zhvillim software që ju ndihmon të menaxhoni punën tuaj.