iNSmart Code

Divi, një ndërtues faqesh për WordPress


Divi është i krijuar nga ekipi i Divi Builder, dhe aktualisht është një prej edituesëve front end më të shpejtë dhe intuitivë ashtu siç nuk e keni parë ndonjëherë. Ky mjet do të ndryshojë përgjithmonë mënyrën e ndërtimint të një website. Temat e Divi janë responsive dhe kombinon shumë lehtë, ndërtuesin e fuqishëm të faqeve me disa prej funksionaliteteve më të mëdha të temës. Nga të gjitha temat komerciale të disponueshme për WordPress, Divi prezantohet si një prej mjeteve më popullor dhe i famshëm për ndërtimin dhe strukturimin e faqeve.

Divi është i bukur

Pjesa kryesore e ideologjisë së Divi-t është minimalizmi, lehtësia në përdorim, eksperienca për këdo – që prej përdoruesve të zakonshëm deri tek dizajnerat dhe zhvilluesit profesionistë. Sigurisht, duke patur eksperiencën e duhur me teknologji si CSS, JavaScript dhe PHP, në krijimin e site-ve profesionale dhe esenciale, Divi sjell një mjet të shkëlqyer për përdoruesit e çdo niveli eksperience.

Divi është i lehtë në përdorim

Të punosh me Divi-n është njëlloj si të jesh një i rritur dhe të kesh setin tënd të “Lego” që sapo ke shpikur. Tema përdor një ndërtim modular i cili ekzekutohet në të gjithë ndërtuesin vizual. Po, ju mund të ndërtoni një website fantastik 100% vizual!

Divi punon me module të cilat lejojnë shtimin e funksionaliteteve të bukura pothuajse për çdo qëllim. Elementët e përfshira të dizajnit përmbajnë format e email-it, portofoliot, ndjekësit socialë, slider-at, header-at, elemente e-Commerce, elemente numërimi, përshtypje, video, timer-a dhe shumë e më shumë!

Karakteristikat e Divi-t

Divi është totalisht responsiv dhe përshtatet perfekt me çdo tip ekrani. Kjo temë ka marrë çmimin e Safe Theme nga Sucuri, që do të thotë shqetësimet për sigurinë janë minimale. Është totalisht e përkthyeshme dhe deri tani është përkthyer në 32 gjuhë.

Divi vjen me 46 Elemente Përmbajtjeje që ndihmojnë në krijimin dhe strukturimin e website-it tuaj. Çdo element modifikohet sipas opsioneve gjenerale dhe më pas sipas opsioneve më të avancuara për secilin. Nqs doni të vini në përdorim aftësitë tuaja të kodimit, Divi ofron lehtësi në ndryshimin e CSS, për të përshatur website sipas nevojës.

Për të vendosur layout-in bazik të website-it tuaj, ju mund të përdorni Theme Customizer-in i cili ofron një gamë të madhe të kontrollit të dizajnit. Gjithashtu keni mundësinë e krijimit të layout-it tuaj dhe më pas mund ta ruani për ta përdorur pjesë të tjera të website.

Avantazhet e Divi ✓

  • Dizajn për desktop, tabletë dhe mobile
  • Ruaj, eksporto dhe importo layout-et dhe elementet
  • Çmime të përballueshme
  • Suport dhe komunitet i MADH
  • Vjen në dy versione: versioni plugin dhe versioni temë

Disavantazhet e Divi ✗

  • Vështirësi në përvetësimin e temës shpejt
  • Jo shumë intuitive në krahasim me ndërtuesit e tjerë të faqeve
  • Duhen njohur mbi CSS (jo e detyrueshme)