iNSmart Code

Aplikacionet më të mira për shëndetin dhe fitnes


Shumë prej nesh harxhojnë pjesën më të madhe të kohës tek telefonat mobile. Por a mund ta përdorim gjithë atë kohë që shpenzojmë tek ekranet e smartphone-ve tanë për më mirë? Ndoshta një pjesë të kohëss mund ta përdorim edhe për të përmirësuar shëndetin tonë.

Ka shumë aplikacione në dispozicion për njerëzit që dëshirojnë të kenë një mënyrë jetese më të shëndetshme, që nga ndjekja e palestrës e deri tek dieta dhe mirëqenia.

Nuk ka rëndësi se cilat janë qëllimet tuaja: shëndet apo palestër, ekziston gjithmonë diçka që plotëson nevojat tuaja.

Më poshtë po përmendim disa prej aplikacioneve më të mira për shëndetin që janë të disponueshme për të gjithë.

Strava

“Strava, e cila u lançua në vitin 2009, është një aplikacion fitnes që monitoron biçikletën, vrapin dhe notin nëpërmjet GPS. Mund të monitorojë distancën, shpejtësinë, kaloritë e djegura, rahjet e zemrës dhe më shumë. Aplikacioni u lejon përdoruesve të ndajnë aktivitetet me komunitetin e madh të Strava.

Strava mund të përdoret gjithashtu si një platformë e rrjeteve sociale për atletët që të ndajnë aktivitetin e tyre dhe të komunikojnë progresin që kryejnë. Aplikacioni është i disponueshëm falas në iOS dhe Android, edhe pse abonimi i premium kushton £ 5.99 në muaj.

Runkeeper

Nisur në vitin 2008, Runkeeper është një aplikacion për monitorim fitnes me GPS i disponueshëm për platformat iOS dhe Android. Aplikacioni është projektuar për të siguruar motivim për fillestarët e palestrës, si dhe atletët profesionistë i pajisur me një ‘njofutes’ që mund të vendoset për stërvitje.

Runkeeper mund të përdoret për të monitoruar një sërë aktivitetesh që nga vrapi deri tek hiking dhe mund të përdoret për të monitoruar qëllimet e përcaktuara dhe progresin e aktivitetit. I disponueshem për t’u shkarkaur falas në Apple App Store dhe Google Play, me abonim pro 7,99 £ në muaj.

MyFitnessPal

MyFitnessPal është një nga aplikacionet më të njohura shëndetësore dhe fitnes në botë. E nisur në vitin 2005, aplikacioni smartphone mund të përdoret për të ndjekur dietën dhe stërvitjen. Baza e të dhënave përfshin mbi gjashtë milionë sugjerime ushqimore për përdoruesit që duan të humbin peshë dhe të mbajnë një mënyrë jetese të shëndetshme.

Kjo përfshin mundësinë për të monitoruar marrjen e kalorive dhe ushqyesve cilado është dieta e përdoruesve. MyFitnessPal u ble nga krijuesi i sporteve Under Armor në 2015. Aplikacioni është i disponueshëm në iOS dhe Android falas.

Twilight

Twilight është një app gjumë që redukton emetimin e dritës blu që vjen nga smartphones për t’u përditësuar në kohë të caktuara të ditës, duke ndihmuar përdoruesit të bien në gjumë rehat. Aplikacioni ul dritën e ekranit me një filtër të kuq që rregullohet në bazë të orëve të diellit dhe të agimit, kështu që mund të përdoret për lexim natën pa dëmtim të syve.

Twilight është testuar me ekran AMOLED për të siguruar më pak emetim të dritës dhe shpërndarje të barabartë të saj. Aplikacioni është i disponueshëm falas në Google Play, me një paketë pro prej £ 5.99 në muaj.

Happify

Happify është një aplikacion i madh për smartphone që ndihmon për të përmirësuar shëndetin e përdoruesve dhe mirëqenien emocionale. Aplikacioni ofron zgjidhje për trajtimin e stresit, ndjenjën e trishtimit dhe emocione të tjera që i lejojnë përdoruesit të largohen nga zakonet e vjetra dhe të zhvillojnë një ekuilibër të shëndetshëm që përfshin një sërë aktivitetesh dhe lojëra që veprojnë si hapa të vegjël për një mënyrë jetese të përmirësuar.

Happify lejon përdoruesit të monitorojnë mirëqenien e tyre emocionale. Aplikacioni është i disponueshëm falas në Android dhe iOS.

Sworkit

Sworkit është një aplikacion shëndetësor dhe fitnes që ofron ushtrime të ndryshme për stërvitje në shtëpi. Është veçanërisht e dobishme për përdoruesit që nuk mund të pëlqejnë të shkojnë në palestër. Ushtrimet mund të rregullohen për t’u përshtatur rreth qëllimit tuaj personal, me mbi 50 ushtrime që janë ndërtuar për të stërvitur në çdo gjë, që nga fuqia deri tek yoga.

Sworkit gjithashtu përfshin animacione që ju drejtojnë nëpër të gjitha ushtrimet që mund të zgjasin nga pesë minuta në një orë. Aplikacioni është i disponueshëm në iOS dhe Android dhe ofron një verison trial 30-ditor. Çmimi fillon nga $ 12.99 (£ 10.09) në muaj.